Vajza e deputetit të Partisë Socialiste, Namik Dokle, ka reaguar për herë të parë pas përjashtimit të babait nga lista e kandidatëve për zgjedhjet e 18 qershorit.
Në një reagim në rrjetet sociale, mjekja Anika Dokle, e njohur si një ndër kritiket më të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama, tregon atë që i mësoi të pasurit babanë politikan.
“Çfarë me mësoi të paturit një baba politikan ndër vite? Të ndërtosh reputacionin familjar dhe shoqëror nëpërmjet politikes është shumë e vështirë. Edhe më të kulluarin e bën “pis” politika. Politika është më e bukur kur ka garë dhe debat.
Politika bëhet me shokë dhe jo ortakë. Këta të fundit bëjnë biznes. Çdo përpjekje për liri dhe demokraci është e vyer; me e vyera ndër to qëndresa!
Politika nuk ka memorie. Të dish të dalësh nga politika në kohën e duhur është privilegj i të mençurve. Dhe e fundit, mësova të jetoj mes punës dhe njerëzve të thjeshtë, pa ma ndjerë fare për politikën si privilegj!!”, shkruan Dokle
Diskutime rreth kësaj post