Deputeti i PD, Ervin Salianji e ka konsideruar një vendimmarrje të fortë përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga Grupi Parlamentar i PD. Salianji tha se ky vendim i jep një mundësi Partisë Demokratike që të vijë në pushtet.
“Fokusi i opozitës është mbrojtja e interesit publik. Nuk ka diskutim që një vendimmarrje e fortë ndikon të gjithë shoqërinë. Në PD mund të jetë e përjetuar me emocione të forta, me trauma tek disa. Por vendimmarrja e kryetarit të PD ka qenë një vendimmarrje që vjen pas një periudhe të gjatë reflektimi, është një vendimmarrje racionale. Dhe në vendimmarrje të tilla ku janë përfshirë shumë emocione ajo që do të gjykohet në fund është interesi. Dhe interesi që ky vendim është marrë, është për t’i dhënë mundësi PD-së që të vijë në pushtet, interesit të demokratëve. Mos partneriteti me SHBA-të e penalizon atë. Deklaratat e ambasadores janë optimiste për Partinë Demokratike.”– tha ai.
Sipas tij, një vendim i tillë nuk mund të merrej në një kohë tjetër. Ai ka kërkuar që të gjithë të lënë mënjanë emocionet dhe se gabimet e së shkuarës nuk duhet të ndikojnë në një mendim irracionalist. Ai theksoi Lulzim Basha nuk ka pasur mundësi tjetër veçse marrjes së këtij vendimi.
Më tej ai shtoi se interesi kryesor duhet të jete ai i demokratëve dhe i Shqipërisë.
“Nuk mund të marrësh një vendim kur nuk ke tagër. Kryetari i ri që është Lulzim Basha duhet të merrte vendimmarrjen në bazë të informacioneve dhe interesave të qytetarëve dhe pa diskutim interesave të Shqipërisë. Vendimmarrja nuk mund të kishte kohë tjetër pasi janë bërë të gjitha përpjekjet për një zgjidhje tjetër. Berisha nuk është përjashtuar nga PD, por është thjesht një pezullim nga Grupi Parlamentar. Duhet të lëmë mënjanë emocionet dhe i gjithë mundi, rraskapitja dhe gabimet që ka bërë PD-ja në të shkuarën të ndikojnë në një mendim irracionalist. Nuk është një çështje në të cilën ti mund të zgjedhësh. Nuk ka interes më të madh për PD-në se të jetë aleat strategjik i SHBA-ve. Basha ishte shumë mirë në situatën që ishte. Në 8 vite e ka pasur mbështetjen e tij më të madhe në 8 vite. Duhet të shohim a ka pasur një mundësi tjetër Lulzim Basha në marrjen e këtij vendimi. Fakti që ambasadorja Kim vjen në PD dhe jep mesazhe inkurajuese për një opozitë fituese, tregon një qasje tjetër të SHBA ndaj Partisë Demokratike. SHBA, është qëndrimi zyrtar i tyre. Çdo përfitues i vogël që tenton të përfitojë nga kjo situatë e të bëjë lëmsh dynjanë e ka gabim. Mirë do të ishte të mos kishte ndodhur kjo. Ne jemi para faktit të ndodhur dhe duhen marrë vendime me interes absolut Partinë Demokratike. Unë nuk jam tek ata njerëz që për çdo vendimmarrje të Lulzim Bashës ka qenë dakord, kam qenë kundër djegies së mandateve, por nuk e kam thënë. Berisha është në të drejtën e vet për të diskutuar dhe folur. Njerëz që i kemi pasur përballë për 8 vite, që kanë pasuruar veten dhe familjarët në 8 vite dhe bëjnë sikur kanë interesin e PD-së. Interesi i përbashkët është bashkimi rreth Partisë Demokratike. Kryetari partisë prandaj ka përgjegjësi më të mëdha, prandaj votohet me referendum që të marrë vendime të forta.”- tha ai.
Diskutime rreth kësaj post