Kreu i PD-së, Lulzim Basha zhvilloi sot një mbledhje me 7 deputetë demokratë. Fokusi i takimit ka qenë qasja në publik për “çështjen Berisha”. Mësohet se është diskutuar se çfarë mesazhi do i transmetohet publikut, për këtë tematikë.
Deputetët e pranishëm në takim ishin: Tomor Alizoti, Belind Këlliçi, Ervin Salianji, JoridaTabaku, Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj, Alfred Rushaj.
Kujtojmë se në orën 17:00 do të zhvillohet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku do të caktohen sekretariatet, komisionet, si dhe byroja. Sa i përket komisioneve, nga 8 në total, tre do të drejtohen nga PD, ndërsa në pesë të tjerat, Partia Demokratike do të ketë postin e nënkryetarit. Një orë para seancës ne PD është njoftuar mbledhja e grupit parlamentar.
Diskutime rreth kësaj post