Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta komentooi përjashtimin e katër deputetëve demokratë nga Grupi Parlamentra o PD-së në Enkelejd Alibeajt.
Ai e cilësoi paradox përjashtimin e katër deputetëve nga Alibeaj.
Meta tha respekton vendimin e popullit, që është marrë në 6 mars, teksa ka shtuar se kjo ngjarje ishte një paradoks.
Nuk më takon mua të komentoj zhvillime të tilla, pasi qëndrimi se kush është PD është e qartë. Vendimi është marrë në 6 mars. Unë respektoj vendimin e popullit. Lidhur me këtë çështje, me aq sa kam parë ka ndodhur një paradoks. Katër deputetët që janë shembullorë, paskan bërë një super reflektim për ngjarjen e 8 janarit”, u shpreh Meta.
Kujtojmë se kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka përjashtuar prej grupacionit të djathtë në Kuvendin e Shqipërisë katër emra, të cilët janë deputetët Tritan Shehu, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçi dhe Agron Shehaj
Diskutime rreth kësaj post