Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani ka komentuar situatën në Partinë Demokratike. Në një postim në rrjetet sociale, Manjani thekson se përjashtimi I Berishës, është prova fatale që tregon se Lulzim Basha duhet të ikë. Sipas Manjanit, udhëheqësi që s’i lë vetes alternativa për të marrë vendime quhet i marrë peng.
Postimi i plotë:
“Të gjithë ata që justifikojnë Lulin duke thënë se “S’kishte rrugë tjetër, veç përjashtimit të Berishës”, u them se pikërisht kjo është arsyeja dhe prova fatale që tregon se ai duhet të ikë. Udhëheqësi që s’i lë vetes alternativa për të marrë vendime quhet I MARRË PENG!
Artikuluesit mund ta marrin në mbrojtje Lulin, por ata vetë po na thonë se është i marrë peng.Dhe askush të mos mendojë se Amerika ka lënë çdo punë e ka marrë peng Lulin se është budallëk. Lojrat me pengje luhen këtu midis nesh…
Sa për dijeni, askush nuk të merr peng nëse nuk i ke borxh kujt.”-shprehet Manjani.
Diskutime rreth kësaj post