Deputeti i PD Enkelejd Alibeaj u shpreh se çdo demokrat ishte përballë një vendimi dhe një dileme të madhe, lidhur përjashtimin e Berishës. Në një intervistë televizive, ai tha se në politikë je i detyruar që të marrësh vendime shumë të forta e të vështira, për të mbrojtur një interes më të madh, pasi duhet ruajtur aleanca historike me aleatin strategjik, SHBA-të.
“Çdo demokrat ishte përballë një vendimi dhe një dileme të madhe, lidhur me një figurë si Berisha. Marrja e vendimeve të tilla mund të merren vetëm nga kryetari i partisë. Nëse ai do ta kishte deleguar te partia, tek ca trupa që nuk kanë autoritet. Në politikë je i detyruar që të marrësh vendime shumë të forta e të vështira, për të mbrojtur interesin më të madh.
Ne duhet të ruajmë aleancën historike me aleatin tonë strategjik që është SHBA. Prandaj kryetari i partisë nuk mund të shmanget nga vendime të tilla, të imponuara dhe të detyruara, sepse është në lojë edhe interesi i shqiptarëve. Sigurisht që është lënë e hapur edhe mundësia për ta bërë transparent atë vendim.“-shprehet ai.
Alibeaj shtoi se synimi i vetëm i Partisë Demokratike është rrëzimi regjimit të Ramës, duke pasur aleat SHBA-të përballë tij.
“Ne kemi vetëm një synim si parti, të rrëzojmë regjimin që kemi përballë. Në këtë ndërmarrje kaq të vështirë që ka ardhur nga ky regjim, si mund ta rrëzojmë atë, nëse nuk kemi SHBA-të në krah, por do ta kishim në shpinë? Ne nuk mund t’i kemi kundër ose peshë ato dezenjime të Departamentit të Shtetit Amerikan.”-tha Alibeaj.
Diskutime rreth kësaj post