Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, i ka quajtur të patolerueshme deklaratat e Përparim Spahiut në lidhje me Reformën në Drejtësi, ndaj i ka qëndruar propozimit për ta përjashtuar nga Grupi Parlamentar, shkruan Panorama.
Gjatë diskutimit, deputeti Luan Rama i ka dalë në mbrojtje Spahiut, duke e quajtur si masë ekstreme përjashtimin, por duke sugjeruar një pezullim të përkohshëm.
Por burimet bënë të ditur se deputeti i Dibrës është shprehur që statusi i tij është keqinterpretuar dhe se kishte të bënte me një çështje të paqartë, se kush do t’i zgjidhte anëtarët e organizatës ndërkombëtare.
Mësohet se Spahiu është shprehur që mesazhi i tij është keqpërdorur nga mediat, pasi ai ka shprehur qëndrim në një status privat dhe jo në emër të LSI-së.
Po ashtu, burimet bënë të ditur se deputeti ka thënë se qëllimi i mesazhit të tij nuk kishte fare të bënte me faktin se ishte dakord apo jo që vetingu të bëhej nga të huajt, pasi në mesazh ka shprehur dakordësinë që procesi të kryhet nga BE-ja, SHBA-të apo NATO.
Por mësohet se Ilir Meta është treguar i prerë, teksa i ka thënë deputetit Spahiu se: “Nuk kishe punë fare. Fol për taksat dhe s’të them gjë, por jo për Drejtësinë, pasi nuk është puna jote”.
Diskutime rreth kësaj post