Europa është duke u përballur me rritje javore të numrit të rasteve me koronavirus, për herë të parë në disa muaj, ndërkohë që janë lehtësuar masat e kufizimit, të vëna me qëllim të luftimit të sëmundjes, Covid-19, që shkakton ky virus, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë.
“Në 11 shtete përhapja e virusit ka ndikuar në rritje të madhe të të infektuarve”, ka thënë drejtori rajonal i kësaj Organizate, Hans Kluge.
Ai theksoi se paralajmërimet e tij për rritje të numrit të rasteve tani janë kthyer në realitet. Sipas tij, nëse Covid-19 nuk vihet nën kontroll, sistemet shëndetësore do të përballen me vështirësi.
Në zonën që kontrollon OBSH-ja në rajonin europian, përkatësisht Europë, Lindje e Mesme dhe Azi Qendrore, deri më tani janë konfirmuar 2.6 milionë persona të infektuar, ndërsa 195.000 prej tyre kanë vdekur.
Aktualisht rreth 20.000 raste të reja dhe 700 vdekje po raportohen në baza ditore, shkruan “Rel”.
Kluge tha se shtetet si Polonia, Gjermania, Spanja dhe Izraeli janë përgjigjur shpejt ndaj shpërthimeve të rrezikshme, të lidhura me shkollat, minierat e qymyrit dhe fabrikat e përpunimit të ushqimit, duke vënë situatën nën kontroll.
Diskutime rreth kësaj post