Përgjuesi, Apeli liron dhe kthen në detyrë dy zyrtarët e policisë
Gjykata e Apelit ka vendosur të rikthejë në detyrë dy zyrtarët e zyrës së Forcës Operacionale, Entiol Xhelilaj dhe Artion Duka.
Këta dy zyrtarë akuzohen nga prokuroria se në bashkëpunim mes tyre kanë penguar zbardhjen e të vërtetës, lidhur me pajisjen e përgjimit për të cilën grupi hetimit vlerëson se Policia e ka përdorur në mënyrë të paligjshme dhe për këtë arsye, në shkallën e parë dy zyrtarët u vlerësuan me masën e sigrisë “Arrest Shtëpie”.
Sipas organit të akuzës, Artion Duka, në cilësinë e drejtorit të Forcave Operacionale, nuk ka marrë masa për administrimin e pajisjes, si edhe për të siguruar që ajo nuk do të përdorej për qëllime të tjera, përveçse trajnimit.
Ndërsa Ention Xhelilaj, me funksion specialist pranë Forcës Operacionale, dyshohet se ka kryer veprime të paautorizuara, siç është përdorimi i mjetit me pajisjen “IMSI Catcher” pa asnjë urdhër me shkrim.
Gjykata e Apelit mori në shqyrtim sot kërkesën e dy të akuzuarve për ndryshimin e masës së sigurisë dhe në fund i dha të drjetë dy zyrtarëve të Policisë për tu rikthyer në detyrë.
Diskutime rreth kësaj post