Ish-Kryeministri Sali Berisha është prononcuar për herë të parë lidhur me përgjimin e publikuar një javë më parë të kryeparlamentarit Ilir Meta.
Në një intervistë për gazetaren Eni Vasili në emisionin “Studio e Hapur”, Berisha tha se Meta është përgjuar nga ish-Kryeprokurorja Ina Rama në thyerje të ligjit, pasi Kreu i LSI-së ishte deputet dhe për këtë arsye duhej të merrej autorizimi nga ish-Kryeparlamentarja Jozefina Topalli.
Berisha tha se përgjimin në fjalë, ku Meta i kërkonte biznesmenit Kastriot Ismailaj 200 mijë euro një javë para zgjedhjeve të vitit 2009, Ina Rama ja dha një drejtori aktual të Ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit.
Sipas Berishës, ky person ja dha përgjimin Tahirit, ky i fundit Kryeministrit Rama.
Berisha vijon më tej se Kreu i PS-së ja dha materialet e përgjimit deputetit Tom Doshi, i cili e përdori së bashku me gazetarin Artan Hoxha, ku ky i fundit e publikoi në emisionin Opinion.
Diskutime rreth kësaj post