Me një veprim aspak të rastësishëm, gazetari investigativ Artan Hoxha ka nxjerrë dje nëOpinion, që kish organizuar një emision për përgjimet, numrin e kreut të kuvendit Ilir Meta, i cili supozohet se i ka kërkuar para biznesmenit Kastriot Ismailaj. “Dua 200 mijëeuro nesër në darkë” mësohet t’i ketë thënë në 22 qershor të vitit 2009, Meta atij që për shumëkënd ka mbajtur me të një mardhënie okulte në aferën e CEZ.
Meta edhe më parë u akuzua nga agjensia BIRN se kishte marrë rryshfete nga Kastriot Ismailaj, por ai e mohoi këtë duke përdorur një alibi: “Nuk jam unë ish -kryeministri i akuzuar për korrupsion, por është Vilson Ahmeti”.
Ky denoncimi i së martës në mbrëmje erdhi pas zbulimit të përgjimeve që prokuroria shqiptare kishte bërë ndaj kastriot Isamailaj për aferën e CEZ.
Aty i përgjuari komunikon me numrin e telefonit 06820 31 701 që është numri historik i Ilir Metës. “Nesër në darkë duhet të takohemi patjetër më duhet 200 mijë patjetër mos harro”pretendohet të ketë thënë Meta në telefon.
Sipas Artan Hoxhës edhe pse është bërë përgjimi për një 1 vit e gjysëm, më pas këto përgjime janë zhdukur dhe hetimet janë mbyllur me urdhër të gjykatës. Ai thotë se përgjimi është vendosur për biznesmenin, por janë kapur edhe telefonana e sms me politikanë siç është rasti konktret në këtë dokument (shiko lart) që Opinion.al ka boruar orët e fundit. (Lapsi.al)
Diskutime rreth kësaj post