Gazetari Artan Hoxha u shpreh se debati për përgjimet e anti-mafias italiane, ku përmenden edhe zyrtarë të lartë shqiptarë zgjatën vetëm tre ditë dhe sipas tij nuk ishte aspak surprizë.
Hoxha me ironi theksoi se ditën e katërt u sëmur mjeku Pëllumb Pipero dhe e gjithë vëmendja shkoi tek ai.
Deklarata e Hoxhës:
“Shteti heshti? Nuk heshti por deshi të dëgjonte çfarë do thuhej. U bë një shkrim të një maniat mediatik që kemi ne këtu. Ai shkrimi i ditës së parë u lexua ditën e tretë si përgjigje zyrtare e republikës së Shqipërisë nga kryeministri dhe tha në vitin 2018 në Shqipëri Ndragheta dështoi, dhe ndërtoi vetëm një dyqan veshjesh.
Kryeministri si një kryeredaktor tha mos u merrni me këtë. Dhe në fund doli se fajtori ishte media. Historia zgjati fiks tre ditë. Ditën e katërt u sëmur në kohën e duhur Pipero që i uroj të shkuara. U sëmur fiks ku duhej dhe pasdite na bombarduan me sondazhe dhe sot nuk po flet njeri për Ndraghetën”, tha Hoxha për abc news.
Diskutime rreth kësaj post