Publikimi në mediat italiane të përgjimeve të Antimafias për disa pjesëtarë të grupit mafioz “Ndragheta”, ku përmenden edhe emra biznesmenësh apo politikanësh shqiptarë, ka ngjallur debate dhe akuza në politikën shqiptare.
Analisti Mentor Nazarko pranon se dihet që në Shqipëri në prokurime s’ka garë, pra i fiton njëri, teksa edhe këto përgjime nuk do kenë ndikim të fuqishëm tek elektorati, pasi do të harrohet pas një çudie tjetër.
“Përgjegjësisht në prokurime s’ka garë, pra i fiton njëri, kështu është njohur para përgjimit. Nuk sjell ndonjë gjë të re. Përgjimet ushqejnë mendimet popullore, pra shiko se politika jonë është e lidhur me Ndrangheta kalabreze.
Nuk besoj se do ketë ndikim të fuqishëm në ndryshimin e përfytyrimit të fituesit nga populli. Gjykata ndan fjalët nga veprat, është e rëndë për ciphollët, që afekton pjesën gri.
Qëndrimi i një partie në qeverisje, sjell status quo në interesat në punët publike, ndërtimet, ku nuk ka garë, pra ka vetëm një fitues, që quhen dhe oligarkë.
Personazhet që përmenden aty janë të njërit krah, por edhe tjetrit. Pra do përpiqen palët t’ia hedhin në fytyrë njëri-tjetrit. Çudirat e mëdha nuk zgjasin shumë, do ndodhë ndonjë tjetër e kjo do ikë”, tha Nazarko.
Diskutime rreth kësaj post