Deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Beqaj ka komentuar sulmet dhe akuzat e bëra në prag të fushatës zgjedhore nga opozita mbi përgjimet e antimafias italiane për grupin mafioz “Ndrangheta”.
Ai tha se kjo do të jetë flluskë e radhës.
“Besoj se nuk është e papritur kjo sjelle e Partisë Demokratike. PD sot është jashtë sistemit politik. Ka angazhim të strukturave të ligjit për të hetuar këtë gjë. Një sipërmarrës që gjoja është akuzuar, ka deklaruar se ka 25 vjet që merret vetëm me furnizimin e oksigjenit për spitalet tona. Besoj se edhe kjo do të jetë flluskë e radhës”, tha ai për Vizion Plus.
Diskutime rreth kësaj post