Policia ka gjetur një pajisje e dyshimtë në Portin e Durrësit.
Autoritetet dyshojnë se bëhet fjalë për një pajisje përgjimi, e cila i përket një shtetasi italian.
Mësohet se italiani me inicialet G.I, kishte qendruar disa ditë në Durrës dhe tentoi të largohej ditën e djeshme kur u kap nga policia.
E sipas hetuesve, deklarimet e italianit rreth pajisjes janë shumë të dyshimta.
Sakaq burime policore thanë për News24 se shtetasi italian ka deklaruar që pajisja shërben për matjen e cilësisë së ujit. Por deklarimet e tij sipas hetuesve janë te dyshimta, për shkak se pajisja duket qartë që kryen shërbime të tjera elektronike, të cilat nuk kanë lidhje me cilësinë e ujit.
Por italiani nuk ka pranuar të tregojë se nga kush autoritet publik apo agjenci private është kontraktuar për të ofruar shërbimet e tij. Aktualisht, policia po mban të shoqëruar shtetasin italian, G.I, i cili gjatë udhëtimit të tij në Shqipëri ka qenë i shoqëruar nga një zonjë, gjithashtu italiane.
Pajisja është dërguar për ekspertizë pranë laboratorit shkencor dhe priten rezultatet për të përcaktuar se për çfarë shërben realisht pajisja që u gjet në posedim të italianit.
Diskutime rreth kësaj post