Ministri i Jashtëm i deleguar Gent Cakaj, u kërkoi sot Konsujve të Nderit në Shqipëri që të dorëzonin targat e makinave diplomatike që dispononin, duke e argumentuar këtë kërkesë me justifikimin se këta të fundit kishin abuzuar me këto targa.
Sigurisht që më shumë se vendimi, kjo arsye e gjetur nga Ministri në detyrë i Jashtëm, ka lënduar disa prej konsujve, të cilët e kanë ndjerë veten të fyer nga deklarata e Cakaj.
Përparim Kalo, konsull nderi i Danimarkës në Shqipëri, teksa i kthen përgjigje notës verbale të Ministrisë së Jashtme, i kërkon Ministrit t? Komanduar që ti kërkojë falje, duke i premtuar se nuk do ta përdorë më targën diplomatike.
‘Ju faleminderit për notën verbale e cila përcjell shqetësimin e ministrit të komanduar për saktësimin e rregullave protokollare në fushën e targave CD të automjeteve të Konsujve të Nderit.
Ndërkohë desha ti përcillni Ministrit të Komandaur këtë mesazh.
Deklarimi se Konsujt e Nderit paskan bërë “shkelje të habitshme duke u pajisur me targa CD është në fakt deklarim i habitshëm, pasi në asnjë vend të botës shteti nuk mund të konsiderojë shkelje për më tepër të habitshme, një veprim apo veprimtari të autorizuar prej vetë shtetit ose organit të tij përfaqësuës
Ndërkohë vetë konfirmoj se vetë personalisht nuk do ta përdor targën CD, por nga ana tjetër kërkoj që ministri të deklarojë publikisht se Përparim Kalo nuk ka bërë shkelje të habitshme, për të kompesuar sadopak dëmin që ka shkaktuar lajmi i përcjellë me aq bujë në media.
Jam i nderuar nga Mbretëresha Margareth II e Danimarkës dhe është e padrejtë të çnderohem nga ministër i Komanduar i shtetit tim.
Përfitoj nga ky komunikim për t’ju përcjellë nderimet e mia.’, i kthen përgjigje Kalo, ministrit në detyrë Cakaj.
Diskutime rreth kësaj post