Derbi i kryeqytetit serb, Partizan Beograd-Cervena Zvezda edhe mbrëmjen e sotme ka prodhuar incidente të mëdha, ashtu siç ndodh shpesh sa herë luhet kjo ndeshje.
Por e veçanta kësaj here, është se të pranishëm në stadium ka qenë edhe një delegacion shqiptar.
Drejtori i Partizanit, Olsi Rama dhe Presidenti Gaz Demi së bashku me disa miq të tyret, kanë qenë të ftuar nga presidenti i Partizanit të Beogradit për të parë nga afër këtë takim.
Por ndeshja nuk ka shkuar ashtu siç pritej sepse brenda sektorit të tifozëve të Partizanit ndodhi një përplasje dhe dhjetëra tifozë u plagosën.
Nga përleshjet, mbetën të dëmtuar tifozët e Partizanit të cilët u dogjën edhe më mjete piroteknike. Policia arriti të vendosë qetësi pas ngjarjes, por vetëm pasi disa tifozë dhe polica u plagosën dhe u dërguan për spital.
Ndeshja u ndërpre dhe vazhdoi pas disa minutash, ndërsa në fund përfundoi me barazimin 1-1 dhe e gjithë skena është parë live edhe nga shqiptarët.
Diskutime rreth kësaj post