Një aksident i rëndë rrugor me dy të vdekur dhe një të plagosur ka ndodhur orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune në zonën e njohur si Mali i Robit, në afërsi të Kavajës.
Një automjet i drejtuar nga një 30-vjeçare ka aksidentuar për vdekje dy shtetas, vjehrri dhe nusja, respektivisht 69 vjeç dhe 34 vjeç.
Gjithashtu është plagosur edhe një fëmijë i mitur 8-vjeçar, që u transportua menjëherë për në Spitalin e Durrësit, teksa ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Nga raportimet paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të mjetit gjatë drejtimit nga ana e shoferes.
Në vendngjarje shkuan forca të shumta policie, emergjencash dhe grupi hetimor për veprimet e mëtejshme. Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë.
Diskutime rreth kësaj post