Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka ironizuar Kuvendin e nesërm, i cili është thirrur nga kreu i PD-së Lulzim Basha dhe Kryesia. Në një postim në facebook, Manjani shkruan se Basha ka ftuar në dasmë familjarisht njerëzit nesër.
“Nuli i paska thirrur në dasmë familjarisht njerëzit nesër. Hajde për hajër ju qoftë”, shkruan Manjani.
Ndërkohë, po nesër do të mbahet Referendumi ku do të votohet për shkarkimin e kreut aktual të PD-së Lulzim Basha, si dhe për Rithemelimin e PD-së, ndërsa Sali Berisha u ka bërë thirrje të gjithë komisionerëve të Referendumit për shkarkimin e Bashës që të bëjnë të gjitha përpjekjet për të siguruar pjesëmarrje sa më të lartë të demokratëve në votim.
Diskutime rreth kësaj post