Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta është takuar këtë të mërkurë me Fatmir Shpellzajn, kryetarin e kësaj force politike për Malësinë e Madhe. Takimi vjen në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e 14 majit.
“Kënaqësi të diskutoja sot me Kryetarin e Partisë të Lirisë të Malësisë të Madhe, z.Fatmir Shpellzaj. Përgatitja për zgjedhjet e 14 Majit dhe angazhimi maksimal i Partisë të Lirisë për fitoren e kandidatëve të opozitës ishte fokusi ynë kryesor.
Fitorja e 14 Majit është e padiskutueshme në Bashkinë e Malësisë të Madhe dhe në të gjitha bashkitë e Qarkut të Shkodrës. Voto Ndryshimin, Ndalo Shpopullimin”, shkruan Ilir Meta, teksa ndan një foto nga takimi në Tiranë me Shpellzajn.
Diskutime rreth kësaj post