Kryeministri Edi Rama nuk i ka kurseu ironitë gjatë konferencës së përbashkët me Komisonerin e Zgjerimit, Oliver Varhelyi.
Rama u pyet nga gazetarët nëse do të ndikojë progres raporti i këtij viti në vendet skeptike, duke qene se ishte me nota më pozitive.
Lidhur me këtë, Rama theksoi se vendet skeptike flasin sipas interesave, ndërsa shtoi se janë mësuar të përgatiten për dasma dhe krushqit nuk vinë.
“Unë nuk besoj që Finlanda, Suedia apo shumë vende të tjera janë më pak të ndjeshme se Holanda kur vjen puna të krimi dhe korrupsioni. Por ka një dinamikë të ndryshme. Është legjitime, janë interesat e tyre. Unë nuk bëj parashikime, shpresoj që ne të vazhdojmë duke u ulur në tryezë me konferencën ndërqeveriatre. Por nga ana tjetër ne kaq shumë u mësuam duke u përgatitur për dasma dhe krushqit nuk na erdhën saqë tani i kemi lënë përgatitjet për dasmat. Nëse do na thërrasim ne ulemi, të veshur jemi dhe vazhdojmë punën”, deklaroi kryeministri.
Diskutime rreth kësaj post