Gjykata e Durrësit ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë për ekstradimin e Alket Hatijas në Itali.
Vendimi për Hatijan u mor pas 16 seancash gjyqësore në mungesë, pas kërkesës së drejtësisë italiane për ekstradim.
Gjyqtari Paulin Cera vendosi që të mos ekstradohet Alket Hatija, pasi është e njëjta çështje për të cilën Hatija është dënuar në vendin tonë.
Fax News raporton se prokuroria do ta apelojë vendimin e Gjykatës.
Hatija u arrestua në Berat nga policia shqiptare dhe më pas u lirua nga Gjykata e Durrësit në 11 korrik të vitit 2017.
Vendimi u përfol gjatë në mediat italiane të cilat e përshkruajnë Hatijan si ‘Zoti i drogës’.
Hatija është dënuar në Itali me 20 vite burg si pjesëtar në bandë kriminale dhe pjesë e trafikut ndërkombëtar të drogës.
Hatija ndodhet në arrati prej shumë muajsh dhe ka mohuar akuzat që rëndojnë ndaj tij si nga drejtësia shqiptare dhe nga ajo italiane.
Diskutime rreth kësaj post