Ka zgjatur disa orë takimi në një zyrë në Tiranën e Re ku është themeluar partia “Bindja Demokratike” që pritet të drejtohet nga Astrit Patozi. Në përfundim të takimit ky i fundit tha se të gjitha detajet do të jepen paraditen e së martës.
“Faleminderit shumë për këtë vëmendje kaq të madhe. Ne do të kemi nesër një takim me mediat. Nuk kemi asgjë për të fshehur, por as për të folur në këtë moment” – tha Patozi për gazetarët duke u larguar.
Më herët edhe njëri prej themeluesve të tjerë, Fabian Topallaj që pritet të jetë pjesë e kësaj partie tha se të martën do të bëhet regjistrimi partisë në gjykatë dhe në KQZ për zgjedhjet e 30 qershorit. ©LAPSI.al
Diskutime rreth kësaj post