Ditën e sotme, për herë të parë pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021 më shumë se 40 deputetë të opozitës u mblodhën së bashku në një takim të thirrur nga Gazment Bardhi.
Takimit iu bashku ish-kryeministri Sali Berisha dhe 13 deputetët që e mbështesin.
Gjithashtu në mbledhje ishin edhe katër nga pesë aleatët që PD i kishte në listën e saj në zgjedhjet e 25 prillit.
Pas diskutimeve me dyer të mbyllura, deputetët dhe aleatët ranë dakord që të ketë një mbledhje të përjavshme.
Berisha foli për mediet në përfundim të mbledhjes dhe e cilësoi takimin e sotëm si një mesazh pozitiv. Ai theksoi se interesat kombëtare janë të parat për çdo shqiptar.
Berisha: Ishte një takim i 43 deputetëve të dalë nga zgjedhjet e 21 prillit, deputetë të aleancës së PD-së me aleatët e saj të përjetshëm. Besoj se ishte mesazh pozitiv, përgjegjësi në të cilën deputetët vendosin të bashkojnë të gjithë përpjekjet e tyre kundër një regjimi që është sot famë e krijimit, e vjedhjes e mafies dhe e të zezave më të mëdha që ka njohur kombi në 32 vite. Mendoj se ishte një hap i rëndësishëm në një proces të pandalshëm…Unë dua të them këtu…ky ishte një takim ishte….asgjë të moralshme nuk ka më shumë sa kjo betejë. Interesat kombëtare janë të parat për çdo shqiptar.
Deputetët e shtëpisë së lirisë nuk ishin sot, të cilët janë opozitarë të vendosur, por ftesa ime është për çdo deputet që është i vendosur të luftojë këtë regjim, të bashkojmë forca për rrëzimin e pushtetit. Vendimet shumë të rëndësishme do t’ua njoftojë Bardhi, sepse u morën vendime shumë të rëndësishme. Na bashkoi përgjegjësia morale dhe ligjore që kemi para 620 mijë zgjedhjeve që votuan në 14 maj kundër Ramës.
Diskutime rreth kësaj post