Agjencia Shtetërore e Kadastrës, përfundoi regjistrimin fillestar dhe ka nisur lëshimin e certifikatave të pronësisë për Himarën dhe zonën e Palasës.
Janë 3766 pasuri të paluajtshme që ju nënshtruan procesit të regjistrimit.
Lame theksoi se procesi i regjistrimit pati problematikat e veta.
“Procesi ka qenë shumë i vështirë dhe për këtë flet fakti që vetëm për Himarën u shqyrtuan rreth 400 ankesa të banorëve vendas, me qëllimin që askush të mos thotë nesër që më është cënuar prona”,-tha Lame.
Ai nënvizoi se nga dita e hënë të gjithë këta qytetarë që kanë pasuri në këto dy zonat kadastrale, mund të aplikojnë për t’u pajisur me certifikatë pronësie.
Në bashkëbisedim me Kryetarin e Bashkisë, Jorgo Goro, Shefi i Kadastrës Lame, diskutoi për ndihmën që mund të ofrojë Bashkia për të kryer aplikimet on-line në e-albania për lëshimin e certifikatave elektronike të pronësisë.
Diskutime rreth kësaj post