Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Shqipëria dhe Kroacia kanë përfunduar raundin e parë të negociatave për marrëveshjen e sigurimeve shoqërore.
Rama njofton se rreth 3 mijë shqiptarë që punojnë në Kroaci do të përfitojnë nga njohja e viteve të punës.
“Lajm i mire, Shqipëria dhe Kroacia përfunduan raundin e parë të negociatave për marrëveshjen e sigurimeve shoqërore. Pas përfundimit të procesit teknik do të ndiqen të gjitha procedurat për ratifikimin e kësaj marrëveshjen. Rreth 3 mijë shqiptarë që punojnë në këtë vend do të përfitojnë nga njohja e viteve të punës”, shprehet Rama në një postim në rrjetet sociale.
Diskutime rreth kësaj post