“Parkimi nëntokësor në sheshin e Çerçizit në Gjirokastër, është gati”, shprehet kryeministri Edi Rama, i shoqëruar edhe nga ministrja e Kulturës Elva Margariti, si dhe kryetari i bashkisë Flamur Golemi, inspektuan punimet e fazës së dytë të projektit, që ka të bëjë me riveshjen me gurë të hapësirës së madhe këmbësore.
Sipas kryeministrit Edi Rama, parkimi do t’i japë një frymëmarrje të re qytetit të Argjiros, ku rrugët gëlojnë nga turistët e jeta ekonomike zhvillohet për të gjithë ata që i bashkëngjiten rrugës së krijimit të shërbimeve cilësore për vizitorët e shumtë.
Parkimi nëntokësor prej 300 vendesh i jep qytetit një qendër të madhe këmbësore, shmang trafikun nga Pazari i Vjetër dhe krijon një oaz të ri urban nën Sheshin e Çerçizit, duke lidhur lagjen poshtë me qendrën dhe fuqizon profilin monumental historik të qytetit.
Parkimi nëntokësor në Gjirokastër, i jep një cilësi të re zonës historike.
Gjirokastra po renditet përherë e më shumë në qytetet elitare të turizmit shqiptar, duke thithur një numër gjithnjë në rritje të turistëve.
Diskutime rreth kësaj post