Ka përfunduar mbledhja dy ditore informale e qeverisë, e cila u mblodh mesditën e së premtes në Tepelenë, ku në një prononcim për mediat, në përfundim të takimit me ekipin qeverisës, kryeministri Rama u shpreh se sisioni i ri do të nisë me një impuls të ri, duke folur për një riorganizim edhe në godinën e qeverisë.
“Ishim shumë të hapur mbi problekmatikat është bërë një analizë e arritjeve, duke i parë me sy kritik, në këndvështrimin e të ardhmes. Është diksutuar edhe nevoja për të riorganizuar gjithë procesin qeverisës duke nisur nga vetë organizimi në godinën e qeverisë.
Besoj se kemi arritur disa rezultate dhe kemi vendosur disa piketa të rëndësishme që sesionin e ri ta nismin me një impuls të ri. Duke forcuar rolin edhe të zv/ministrave, por edhe duke përfshirë në vendimmarrje edhe të tjerë.
Do krijojmë një kanal të ri ndërveprimi me ekspertizën vendase e të huaj me botën akademike me organizata ndërkombëtare, por edhe individë që kanë çfarë të mundësojnë”,- u shpreh Rama.
Diskutime rreth kësaj post