Partia Socialiste sapo ka përfunduar mbledhjen e Kryesisë, e cila zgjati 1 orë e 30 minuta.
Mesohet se Kryesia do të mblidhet sërish më datë 25 mars për të zyrtarizuar kandidatët për zgjedhjet lokale të “14 Majit.
Bëhet me dije se në mbledhje janë diskutuar për kandidatët për kryebashkiakë për zgjedhjet e 14 majit dhe për organizimin politik në të gjitha degët.
Mësohet se mbledhja ka nisur prej orës 8 e 30 të mëngjesit të sotëm dhe është thirrur nga kryeministri Edi Rama.
Në mbledhje kanë marrë pjesë disa ministra të qeverisë dhe mendohet se janë propozuar disa nga kandidatët për bashkitë e vendit.
Diskutime rreth kësaj post