Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Turqisë ka përfunduar pak çaste më parë mbledhjen emergjente me temë kryesore Greqinë.
Këshilli i Sigurisë që u mblodh me kërkesë të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, ka dalë me një deklaratë zyrtare pas përfundimit të mbledhjes, ku akuzon Greqinë dhe shtetet aleate “që e mbështesin” në militarizimin e ishujve.
“Raqet që inkurajojnë Greqinë të armatosë ishujt e çmilitarizuar duhet të vijnë në vete. Vendimi i SHBA për të hequr embargon ndaj administratës greke qipriote është kundër frymës së aleancës”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e Këshillit të Sigurisë së Turqisë.
Të pranishëm në takim ishin komandanti i Forcave Ajrore Turke, gjenerali Attila Gulan dhe komandanti i Marinës, Admirali Ercimed Tatlioglu. Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë pritet të dalë një njoftim më të plotë për atë çka është diskutuar sot.
Kanë qenë disa foto të publikuara në mediat turke pak ditë më parë, shkaku i rritjes së tensioneve mes dy vendeve. Në foto pretendohej shfaqeshin automjete luftarake në ishujt pranë Turqisë që sipas marrëveshjeve dypalëshe duhet të qëndrojnë të demilitarizuar.
Diskutime rreth kësaj post