Pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar, Edi Paloka ka folur në një komunikim për mediat ku paralajmëroi greva dhe protesta, ndërsa bëri me dije se mbledhja e radhës do të jetë të shtunën tjetër.
“Mbledhja e ardhshme u vendos të jetë këtë të shtunë. Sot pati diskutime lidhur me qëndrimet që duhet të mbajë PD, apo aksionin opozitar dhe u ra në dakordësi që sa më shpejt të organizohen jo vetëm protesta , por një shumëllojshmëri aktesh dhe aksione opozitare përfshirë greva të mëdha, duke filluar nga sindikatat që funksionojnë në Shqipëri dhe gjithë grupimet e mëdha që kanë probleme si mësues apo mjekë, me qëllim që aksioni opozitar te jetë i shumëllojshme”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post