Ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të PS. Grupi parlamentar i PS mbajti një mbledhje sot rreth 90 minuta në Elbasan ku Rama i ka përcaktuar detyrat deputetëve në prag të zgjedhjeve të 2021.
Sa i përket Asamblesë, PS ka vendosur që ajo të mblidhet në 4 shtator.
Kreu i qeverisë do të jetë përkohësisht drejtues politik i Durrësit. Rama i ka besuar Safet Gjicit drejtimin politik të qarkut të Kukësit. Ndërsa në Shkodër drejtues i qarkut është caktuar Ilir Beqja.
Në Lezhë rikthehet Lindita Nikolla, ndërsa sa i përket Tiranës ka një ndarje. Drejtuesi politik për Bashkinë do të jetë Erion Veliaj, ndërsa për kryeqytetin në nivel qarku do të jenë Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati.
Diskutime rreth kësaj post