Ka përfunduar mbledhja e kryeministrit Edi Rama me ministrat për të bërë një analizë mbi punën e bërë në 100 ditët e para të qeverisjes.
Që prej orës 09:30, kreu i qeverisë mblodhi ministrat në vilën qeveritare, ku “dhanë” llogari para Ramës. Fokusi kryesor ishin pandemia dhe procesi i rindërtimi.
Kjo analizë e punës së qeverisë vjen një ditë pas Samitit të “Ballkanit të Hapur” që u zhvillua në Tiranë me pjesëmarrjen e presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev, ku u nënshkruan edhe 5 marrëveshje.
Diskutime rreth kësaj post