Përfundon stërvitja e përbashkët e trupave të NATO-s në Shqipëri, Defender 21. Ambasada Amerikane në Tiranë, përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook teksa bën një përshkrim të trupave amerikanë dhe logjistikës të mbërritur në Shqipëri thotë se Defender Europe 21, është një ndër operacionet e para të logjistikës të zhvilluara nga deti që prej Luftës së Dytë Botërore.
Njoftimi i plotë i Ambasadës Amerikane në Tiranë:
“DEFENDER-Europe 21 nisi në Shqipëri me ekzekutimin e operacioneve të përbashkëta logjistike nga deti në breg në Portin e Durrësit. Gjatë operacionit, Anija Detare e Shteteve të Bashkuara Bob Hope, anija më e madhe strategjike transportuese e SHBA, shkarkoi mbi 1000 pajisje të rënda në anije më të vogla, të cilat e transferuan ngarkesën në breg për vijuar më tej.
Kjo ishte hera e parë që operacione të përbashkëta logjistike nga deti në breg ekzekutoheshin në Evropë që prej Luftës së Dytë Botërore. Ndërsa aktivitetet e DEFENDER-21 në të gjithë Evropën po vijnë drejt mbylljes, mësoni më shumë se si Shtetet e Bashkuara, aleatët e NATO-s dhe partnerët punuan së bashku përgjatë kësaj stërvitjeje vjetore shumëkombëshe të përbashkët e në shkallë të gjerë https://bit.ly/3vOMguV.”-shprehet Ambasada.
Diskutime rreth kësaj post