Një zjarr masiv ka përfshirë pjesën pyjore në fshatin Sirakat, në Delvinë, duke rrezikuar dhe puset e naftës.
Zjarri ka rënë në orët e para të mëngjesit të sotem dhe po kërcënon Parkun Natyror të Syrit të Kaltër.
Për shuarjen e flakëve janë angazhuar forcat zjarrfikëse të bashkisë Finiq, Sarandë, Delvinë dhe Gjirokastër, ndërsa flakët janë ende jashtë kontrollit.
Terreni i vështire e bën gati të pamundur ndërhyrjen e zjarrfikësve, ndërsa pylli i dendur favorizon zjarrin.
Deri më tani janë djegur disa hektarë pyll dhe ullishte.
Diskutime rreth kësaj post