Kryeministri Edi Rama ishte në shtëpinë e inspektorit të policisë Vionis Shehut, një nga tre familjet e para të përfituesve nga programi kredive lehtësuese të banesave, ku interesi paguhet nga shteti. Ashtu siç e do tradita, kryeministri Edi Rama i dhuroi një shishe verë familjes së punonjësit të policisë, me etiketën që mban një nga pikturat e tij.
Kryeministri Edi Rama vlerësoi dhe vendimin për pagesën për trajtimin ushqimor për punonjësit e policisë. Më herët Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ishte në Vlorë, te banesa e Redin Caushajt, që u plagos me thikë në verë, në përpjekje për të shuar një sherr në Lukovë, edhe pse nuk ishte në shërbim.
Ministri Balla lajmëron se në 2024, jo vetëm që do të rritet kufiri i moshës nga 40 në 45 vjeç, por do të rritet dhe numri i përfituesve. Policët, duke nisur nga ky vit, do të marrin dhe kuotat ushqimore, ndërsa është duke u negociuar një marrëveshje me supermarketet, që të mund t’i marrin ushqimet me një ulje 10 deri 15 përqind më pak.
Diskutime rreth kësaj post