Binjakët Romeo dhe Donald Veshaj, janë tepër aktivë në rrjete sociale dhe shpeshherë ngacmojnë njëri-tjetrin me batuta të shumta që na shkrijnë së qeshuri.
“Ti je çun inteligjent zemra, por je inteligjent asimptomatik!”, thotë Donaldi me humor në videon e fundit, ndërsa Romeos i ngrin buzëqeshja përpara kamerës.
Mirëpo, kush mund ta qetësonte aktorin më mirë sesa partnerja e tij e zemrës, Jonida Maliqi?
Ajo e ka përkëdhelur Romeon në fytyrë, duke i dalë atij në mbrojtje:
“Shpirti im ti, mos ia merr seriozisht se përfiton që është 5 minuta më i madh se ty!”
“Në rregull”, ia kthen ai teksa të gjithë qeshin me këtë skenë.
Romeo dhe Jonida po shijojnë prej disa kohësh marrëdhënien e tyre të dashurisë dhe tashmë nuk e fshehin më nga sytë e publikut ndjenjën që kanë për njëri-tjetrin.
Madje, herë pas here ata na kënaqin sytë me pozat e ëmbla që publikojnë së bashku në rrjete sociale, si dhe dedikimet plot sheqer.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post