Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka humbur gjyqin për shpifje ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, pasi ky i fundit e kishte akuzuar për përfitimin e katër vilave të reja dhe ndërtim pa leje në apartamentin e tij në Tiranë.
Gjykata e Tiranës ka vendosur të rrëzojë padinë e Bashës duke i dhënë fund kështu procesit të nisur rreth një vit e gjysmë më parë.
Gjatë një fjalimi në fushatën e zgjedhjeve të 2021, Veliaj tha se Basha kishte përfituar katër vila nga oligarkët, si dhe kushte ndërtuar shtesë pa leje në apartamentin në katin e fundit të një pallati pranë stadiumit “Air Albania”.
Pas tërmetit të 26 nëntorit mëdiat raportuan se Basha u zhvendos familjarisht për të jetuar jashtë Tiranës, në një vilë të rezidencës “Long Hill”, kohë kur u raportua se apartamenti i ish-kryedemokratit në Tiranë, kishte pësuar krisje nga tërmeti. Veliaj e akuzoi Bashën se kur ishte kryebashkiak i Tiranës, i kishte dhënë leje vetes për ndërtimin e një kati shtesë në banesën në Tiranë.
Diskutime rreth kësaj post