Mungesa e dhuruesve të gjakut është një problem disavjeçar që ka shkaktuar herë pas here dhe emergjenca për bankat e gjakut. Aktualisht drejtorja e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut thotë se numri i atyre që dhurojnë është rritur krahasur me një vit më parë, por për të stimuluar më shumë qytetarët që japin gjak është menduar një mekanizëm pikëzimi që do të përkthehet në përfitime për ta.
“Status të veçantë, i cili sa herë që kryhet procesi i dhurimi, merr pikë. Pra ato pikë mund të krijojnë lehtësira në shërbime të tjera.”
Me një investim të buxhetit të shtetit është menduar për të ndryshuar dhe teknologjinë e kryerjes së analizave dhe përpunimit të gjakut përveçse për rindërtimin e plotë të godinës, arsye përse kryeministri Rama inspektoi dhe Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut.
Nuk dihet nëse me kartën e pikëzuar do të pajiset dhe kryeministri që është një dhuruese e rregullt, procese të cilin shpesh ka zgjedhur të bëjë publikisht dhe të transmetohet dhe nga kamerat e televizioneve.
Diskutime rreth kësaj post