Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi deklaroi sot se PS refuzoi që ti drejtohet për opinion OSBE-ODIHR, për të marrë opinion për çështjet që palët ndahen me njëra-tjetrën.
Bylykbashi tha se përfaqësuesi i PS bojkotoi mbledhjen e Këshillit Politik, edhe pse opozita sipas tij kishte gjithë vullnetin për të diskutuar.
Demokrati tha sot se opozita kërkon ruajtjen e Koalicioneve sicc janë sot, ndërkohë që sipas tij PS kërkon të ndryshojë rregullat e lojës në një kohë kur procesi zgjedhor ka filluar.
“Ne kërkojmë ruajtjen e koalicionit siç janë sot dhe PS kërkon që të ndryshojë rregullat kur loja ka filluar. Këtë shkresë e kemi shkruar me bashkëpunimin e ndërkombëtarëve.
Opozita i kë qëndruar marrëveshjes së 14 janarit, kemi kërkuar konsensusit dhe ai u gjet në 30 qershor mbi bazën e marrëveshjes së 5 qershorit. Sot PS sërish refuzoi që ti drejtohemi OSBE dhe Gjiknuri bojkotoi këshillin edhe pse ishin të gatshëm të vazhdonim punën. Presim që PS të reflektojë”, – tha Bylykbashi
Diskutime rreth kësaj post