Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka lavdëruar marrëdhëniet e mira të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ka përmendur situatën e fundit të krijuar në veri të Kosovës, duke falënderuar emisarin amerikan, Gabriel Escobar për rolin e tij në bisedimet e fundit lidhur me Prishtinën dhe Beogradin.
Gjithashtu, në Ballkanin Perëndimor, unë duhet të them se bashkëpunimi me SHBA-në është shumë më i mirë. Në krizën e fundit mes Kosovës dhe Serbisë, e cila u zgjidh falë punës së mirë të emisarit tonë të posaçëm Miroslav Lajçak, duhet të them se bashkëpunimi ynë me emisarin e SHBA-së ishte shumë pozitiv”, ka thënë Borrell para anëtarëve të Parlamentit Europian.
Më tej ai vijoi se të gjithë duhet të pajtohen se SHBA duhet të mbetet partner strategjik më i afërt dhe i rëndësishëm i Bashkimit Europian. Megjithatë, Borrell tha se pavarësisht lidhjes së fortë që ka BE me ShBA-në, duhet të fokusohen edhe në autonominë e tyre.
Diskutime rreth kësaj post