Thuajse 80 të intoksikuar, që trajtohen pranë qendrës “Aksion plus” në Korçë, nuk kanë marrë dozën e metadonit. Ilaçi mungon për shkak të papërgjegjshmërisë së zyrtarëve të Ministrisë së Shëndetësisë.
Situata problematike ka përfshirë të gjitha qendrat e ngjashme në vend. Në Korçë, një grup personash që më parë konsumonin drogë, janë grumbulluar përballë qendrës në shenjë proteste.
Zgjidhja e vetme për ta ka qenë rikthimi tek droga për shkak se në farmaci nuk gjejnë më Metadon. Në mungesë të ilaçit, që është zëvendësues i drogës, kryesisht i heroinës përdoruesit i janë rikthyer përdorimit të heroinës.
“Sinqerisht po e them që kam pirë prapë. Kam pirë për arsye se nuk po marrim ilaçin. Jam i detyruar të marr drogë e të shkatërroj familjen, jam i detyruar të ngrihem në mëngjes e të dhunoj familjen dhe sipas kësaj pa ilaçin çdo gjë na faturohet ne, i jam rikthyer drogës tani”,- thotë një prej tyre në media.
Për këtë persona situata bëhet e pazgjidhshme edhe për shkak se në Korçë nuk ka një mjek toksikolog me të cilin mund të konsultoheshin për të gjetur një tjetër mundësi trajtimi.
Diskutime rreth kësaj post