Nga përjashtimi i ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar, PD po kalon ditë shumë të vështira dhe plot kritika.
Së fundmi ka reaguar edhe ish-presidenti Bujar Nishani i cili ka hedhur akuza të rënda ndaj kreut të PD, duke e quajtur atë bashkëpunëtor të Ramës.
“Edi Rama & Lulzim Basha synojnë e punojnë që shqiptarët të konsiderohen e trajtohen si qytetarë të Klasit të II-të!…”- shkruan Nishani.
Postimi ish-presidentit Nishani:
“Edi Rama & Lulzim Basha synojnë e punojnë që shqiptarët të konsiderohen e trajtohen si qytetarë të Klasit të II-të!
Sipas PLATFORMES së tyre ;
Për shqiptarët mjafton kjo ekonomi mizerabël,
Për shqiptarët nuk ka nevojë për shtet serioz dhe institucione normale,
Për shqiptarët nuk ka nevojë për rregulla e kode demokratike,
Për shqiptarët nuk janë të rëndësishme liria, të drejtat themelore, dinjiteti,
Për shqiptarët nuk janë të nevojshme standartet që gëzojnë popujt & shoqëritë e tjera evropiane.
Mjafton që Rama & Basha të vegjetojnë mbi mjerimin dhe talljen ndaj shqiptarëve.
Shqiptarët të mos lejojnë kurrë që ti konsiderojnë e trajtojnë si qytetarë të Klasit të II-të!
Kurrë, me çdo çmim që të nevojitet!”– u shpreh ai.
Diskutime rreth kësaj post