Kryeministri Edi Rama është shprehur se kundërshtarët e vërtetë të Partisë Socialiste, janë ata të heshturit. Teksa mbajti fjalën në Elbasan, përpara grupit të socialistëve, kryeministri u shpreh se ata që duhen parë me vëmendje janë kundërshtarët brenda selisë rozë, të zhgënjyerit e të larguarit, që sipas tij, mund të ushtrojnë influencë e të ndikojnë.
“Prandaj duke u kthyer ku e nisa, që ne këtu bëjmë më tepër se sa i takon PS-së të bëjë, duhet të shohim më shumë tek kundërshtarët e padukshëm, tek lëkundja e tyre, tek lodhja dhe pritshmëria. Tek zhgënjimi i disa brenda familjes sonë të madhe, në territorin që mbulon e gjithë PS-ja. Ne këtu, paria socialiste duhet të pyesim secili veten, jo se çfarë do të bëjë partia Socialiste për mua, por se çfarë do të bëjmë ne për të. Nuk kemi kohë as për të rrotulluar arra nëpër gojë. Çfarë mund të kërkoni me ju? Përballja e madhe po vjen,“, tha Rama ndër të tjera.
Diskutime rreth kësaj post