Ish-presidenti Bamir Topi i ftuar në emisionin “Log.” tha se kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së Lulzim Basha, nuk janë liderë të besueshëm.
Ai u shpreh se nga njëra anë shfaqet kryeministri Rama për të cilin shprehet se në fushatën e tij po shfaqet vetëm në mënyrë pozitive duke u treguar sipas tij mungesë serioziteti.
Nga ana tjetër Bamir Topi shtoi se kryedemokrati po monopolizojë ngjarjet e mëdha të Shqipërisë si arritje të tij pasi rezultatet përfundimtare janë arritur në bashkëpunim.
“Në këndvështrimin tim të dy janë të pabesueshëm. Sot duke i parë me një vëmendje të veçantë, të dy personazhet më ngjajnë me njerëzit që bëjnë reklamën e dyshemeve. Kanë futur në gojë kasetën e dikurshme dhe thonë të njëjtën gjë thonë gjithmonë.
Nëse njeri vjen nga një politike aktive me të cilën krenohet dhe se në komunikimin me njerëzit përmendin vetëm pjesë pozitive atëherë dikush duhet të dalë dhe të thotë gjërat negative. Nuk mund të bësh vetëm fushatë pozitivi sepse tregon mungesë serioziteti. Ata këtu kanë qenë dhe kanë folur për tema të ndryshme. Tjetri…nuk mund të monopolizojë ngjarje të mëdha të Shqipërisë, futja në NATO… kanë qenë edhe të tjerët”, – tha Bamir Topi.
Diskutime rreth kësaj post