Ditën e sotme pritet të zhvillohet gjyqi i kryeministri Edi Rama me aktivisten Sevim Arbana, të cilën kryeministri e ka paditur për shpifje. Aktivistja Arbana tha pak kohë më parë se e kishte parë kryeministrin duke pickuar një ministre dhe menjëherë pas kësaj deklarate Rama e paditi.
“Unë kam parë skena që ia ka futur edhe me të pickuar një ministreje grua”, kështu deklaroi aktivistja.
Ndërkohë, teksa sot pritet të zhvillohet gjyqi, aktivistja shkruan në “Facebook” se është ditë e shënuar në jetën e saj, pasi do të përballet me propagandën.
“Sot, dita më ‘e shënuar’në jetën time ! Përballja me propagandën! Në vend të KM, do kem një studio avokatore italiane, te superpaguar nga KM dhe vetëm të vërtetën time. Më uroni fat, se s’i dihet, mund te ndodhe ndonjë mrekulli me KÇK-të #FREESPEECHFREEDOMOFCOUNTRY”, shkruan Arbana.
Diskutime rreth kësaj post