Prokuroria e Krimeve të Rënda ka bërë ditën e djeshme kërkesë në Gjykatë për sekuestrimin e pronave të Admir Muratajt.
Prokuroria është shprehur se pasuria e familjes Murataj nuk justifikohet. Pasuria e Muratajt përfshin apartamente dhe makina luksoze, si dhe disa troje të blera në Tiranë.Sipas Prokurorisë kjo pasuri nuk ka pasur burim të ligjshëm. Po ashtu janë sekuestruar dhe 300 mijë euro si prova materiale.
Pasuritë që kërkohet t’iu vihet sekuestro:
Garazh 23 m2, blerë 4.000 USD;
Apartament 100.5 m2, blerë 41.740 dollarë;
Truall në emër Shpëtim Murataj (Aleksandër Murataj), 473.50 m2 fituar me kontratë 2.998.500 lekë në Yzberisht, Tiranë;
Apartament 71 m2 në emër të Albana Alidhima, në Sarandë, blerë 3.698.316 lekë;
Pemtore 608 m2 në Mjull, Bathore, Tiranë, Albana Alidhima, blerë 1.200.000.
Apartament banimi në Sarandë, zona turizëm, Kanali i Çukës, porositur për 90.000 EURO;
Vila dy katëshe e pabanuar në Prezë, Vorë në pronësi të shtetasit Admir Murataj (Nikaj), por herë pas here shkon ta pastrojë bashkëshortja e Admir Muratajt.
BMW X6 sekuestruar shtetasit Cen Murataj;
Fuoristradë Mercedes Benz;
Fuoristradë BMW X3 sekuestruar të pandehurit Aleksander Murataj;
DODGE sekuestruar shtetasit Cen Murataj;
DODGE (tjetër) sekuestruar shtetasit Cen Murataj;
Mitsubishi sekuestruar shtetasit Cen Murataj;
Volksëagen Tiguan;
Automjeti Land Rover Defender sekuestruar Cen Murataj;
Motocikletë BMW sekuestruar në banesën e Admir Murataj.
Së bashku me Admir Muratajn, prokurorët Ened Nakuçi dhe Manjola Kajana kanë kërkuar sekuestrimin e pasurive edhe të familjarëve të tij Aleksandër Muratajt, Ilir (Can) Muratajt, dhe të Albana Alidhimajt. Me sa duket pronat e Muratajve janë të pafundme dhe pronave e një pjese të madhe të tyre është edhe bashkëshortja e Admir Muratajt. Apartament 71 m2 në emër të Albana Alidhima, në Sarandë, blerë 3.698.316 lekë; pemëtore 608 m2 në Mjull, Bathore, Tiranë, Albana Alidhima, blerë 1.200.000, apartament banimi në Sarandë, zona turizëm, Kanali i Çukës, porositur për 90.000 EURO; vila dy katëshe e pabanuar në Prezë, Vorë në pronësi të shtetasit Admir Murataj (Nikaj), por herë pas here shkon ta pastrojë bashkëshortja e Admir Muratajt dhe disa makina të tjera.
Diskutime rreth kësaj post