Reforma zgjedhore duket se ka profilizuar një sërë rrymash brenda për brenda opozitës parlamentare. Deputeti i opozitës parlamentare Andi Përmeti shprehet se listat e hapura do t’i japin mundësinë qytetarëve të vendosin për përfaqësuesit e tyre dhe rrjedhimisht për qeverinë e tyre.
Postimi i plotë:
“Une dua te garoj.
E vetmja menyre per te larguar te keqen dhe per te sjell ndryshimin ne Shqiperi.
Gjithmone kam qene i bindur qe e keqja qe ka mberthyer Shqiperine largohet duke çrrenjosur kete sistem te kalbur politik i cili i jep pushtet perandorak 3 individeve. Para se te merrja mandatin dhe cdo dite te qenit ne parlament kam kerkuar publikisht ndryshimim e sistemit, hapjen e listave duke i dhene mundesi qytetareve te vendosin per perfaqesuesit e tyre dhe rrjedhimisht per qeverine e tyre.
Kam besuar dhe besoj qe lista e bere nga nje individ ka sjell deformim te votes (askush nuk e di per ke voton dhe nuk ka te drejte zgjedhjeje po merr nje liste te gatshme nga kryetari i partise) dhe deformim deri ne çnatyrim te karrakterit njerezor. Sot, neper parti nuk ka me individe me ide, mendime dhe propozime por ka vetem nje gare te shfrenuar servilizmi ndaj kryetarit dhe personave afer tij.
Sot beteja per lista te hapura vezhdon dhe une jam besimplote qe do ja dalim te ndryshojme sistemin duke i dhene shqiptareve te drejten per te zgjedhur perfaqesuesit e tyre. Sot Shqiperia ka nevoje per demokraci, sot shqiptaret kane nevoje te sjellin ndryshimin e shumepritur me vote dhe jo te qajne hallet e 3 individeve te cilet njehere 2 kundra 1 dhe heren tjeter te kombinuar ndryshe po prap 2 kundra 1 bejne marreveshje personale per te ndare torten e pushtetit ne kurriz te shqipetareve. Se kush duhet te jete me ke duhet ta vendose vota dhe jo pazari ndermjet kryetareve te partive, ketu vota nuk ka vendosur kurre, per fat te keq kane vendosur vetem pazaret e 3 individeve.
Betaja kundra me te forteve nuk eshte kurre e lehte. Do sulmohesh, do anatemohesh sepse atyre ndryshimi sistemit i rrezikon pushtetin dhe humbje e pushtetit i rrezikon jo vetem pasurine por edhe lirine.
Une mbetem besimplote qe ne do ja dalim te sjellim ndryshim ligjor te sistemit ne Shqiperi, me pas vendimarrja i takon shqiptareve.
Une dua te garoj dhe dua te gjykohem me vote nga shqiptaret per punen time”, shkruan Përmeti.
Diskutime rreth kësaj post