Moderatori dhe gazetari i njohur Arjan Çani ka komentuar situatën politike në vend. Çani ka dhënë mendimin e tij lidhur me kandidimin e Tom Doshit dhe marrëdhënien e kryeministrit Edi Rama me këtë të fundit.
Intervista:
Pyetje: Do ta nis me postimin e ambasadores amerikane e cila i kërkon partisë Socialiste që të deklarohet prerë kundër kandidimit të Tom Doshit në zgjedhje. Ne kishim pak ditë më parë në studio kandidaten e PSD-së për Tiranën, Uarda Celami, e cila na tha se rruga e vetme e PSD-së është Partia Socialiste dhe se të dy kryetarët kanë kontake. Keni një opinion mbi marrëdhënien e zotit Rama me zotin Doshi apo ata që etiketohen si “të fortët” e politikës. Si e shihni ju këtë raport.
Çani:Çani Nuk kam ndonjë koment personal në lidhje me emrat që ju përmendët. Marrëdhënia e tyre ka qenë e ngushtë deri në momentin që Doshi ishte në PS dhe që i dolën probleme. Mendoj se PSD është një parti që është futur në këto zgjedhje për të mbështetur PS edhe pse jo në një listë. Kjo është një fabul që më bën për të qeshur se si ka mundësi që një superfuqi si SHBA nuk arrinë ta përjashtojë nga lista. Nëse Doshi nuk ka asnjë problem me drejtësinë shqiptare, me çfarë tagri duhet ta penalizojë. Doshi është duke kandiduar, ata ose duhet të gjejnë mënyra të tjera dhe jo vetëm thirrje ose duhet të merren me Australinë sepse Doshi është australian. Ata duhet ti bëjnë thirrje Australisë.
Pyetje: Po PS duhet të mbajë një qëndrim publik?
Çani: Kam përshtypjen se Rama e ka bërë të ditur se nuk do të përfshihet, nuk e ndalon dot të jetë deputet sepse ai nuk është i partisë së tij. Të gjitha këto janë sinjale për t’i thënë publikut se shiko se Rama e ka bërë baltë. Me kë e kanë amerikanët, me Ramën apo me Doshin? Ndonjë herë publiku nuk i kupton mirë, nëse ata e kanë me Ramën duhet ta thonë. Kjo që po bëjnë është hibride dhe nuk thotë asgjë.
Diskutime rreth kësaj post