Pas dështimit të takimit të partive parlamentare pas thirrjes për një tryezë nga ana e kreut të Kuvendit Ilir Meta ky i fundit nuk e ka pritur mirë refuzimin e opozitës për të marrë pjesë. Në një dalje para gazetarëve nga selia e Kryesisë së Kuvendit, Meta tha se mazhoranca ka bërë lëshimet e saj ndërsa opozita vazhdon me ultimatume.
“Nuk po demonstrohet vullneti dhe domosdoshmëria për tu dhënë shqiptareve një proces demokratik. Opozita ka të drejtën e saj që ta quajë si të dojë përpjekjen tonë dhe timen personalisht, ajo ka të drejtën e saj.
Partitë kanë bërë disa përpjekje për te vendosur dialogu. Është për të ardhur keq që opozita paragjykon dialogun me ultimatumin. Janë bërë disa hapa të rëndësishëm nga ana e mazhorancës aktuale. Garantimi i një gjithëpërfshirjeje do të bënte të mundur që opozita do të ndihmonte për garantimin e zgjedhjeve dhe do të ishte ajo opozitë që do të ndihmonte të gjithë qytetarët shqiptarë.
Ne kemi bërë çdo përpjekje për një zgjidhje politike. Në momentin që nuk kemi arritur një marrëveshje. Përpjekjet nuk janë shteruar. Vendi do të shkojë drejt situatave të paparashikuara.
Palët duhet të ulet të diskutojë për të ndryshuar kodin zgjedhorë për ti dhënë mundësi opozitës që të marrë pjesë në zgjedhje. Jemi duke pritur opozitën, të cilës i janë bërë shumë oferta. Por dhe PD duhet të bëjë hapa. Qeveria teknike nuk duhet të përcaktohet në mënyrë të njëanshme. Ne nuk duam që të bëjmë asnjë veprim pa opozitën për zgjedhjet” – tha Meta.
Diskutime rreth kësaj post